EDUKIM PËR PUNËSIM NË MAQEDONINË E VERIUT
Me mbështetje të projektit zviceran Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut (E4E@мк), filluan aktivitetet e intervenimit “Mbështetja, promovimi dhe përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në procesin e punësimit dhe vetëpunësimit” në kuadër të të cilit, gjatë Nëntorit dhe Dhjetorit, u realizuan tre trajnime për punësim dhe tre për vetëpunësim të personave me aftësisi të kufizuara.
Trajnimet për punësim i ndoqën me sukses tre persona me aftësi të kufizuar të cilët fituan shkathtësi për të shkruar me sukses biografi të shkurtër (CV) dhe letër motivuese, fituan shkathtësi komunikative dhe prezentuese gjatë simulimit të intervistës, mësuan si të sillen në vendin e punës dhe me kolegët, si të menaxhojnë me financat etj.
Trajnime për sipërmarrësi / vetëpunësim ndoqën dy persona me aftësi të kufizuara dhe një afarist i interesuar për themelim të kompanisë – shoqëri e mbrojtur.
Trajnim për vetëpunësim Trajnim për vetëpunësim Trajnim për vetëpunësim
Të vetëm bëjmë pak, me Ju mund të bëjmë shumë më tepër. DHURONI SOT që ata nesër të jetojnë me DINJITET dhe të PAVARUR!