2 Prilli Dita Botërore e Autizmit
Dita Botërore e Autizmit paraqet një rol jetik për ndërgjegjësimin e shoqërisë për personat me autizëm. Kjo ditë është vendimtare për të ndërmarrë iniciativa për shpërndarjen e informatave mbi autizmin dhe për çrrënjosjen e barrierave dhe stereotipeve lidhur me të. Simptomat e autizmit mund të njihen që në fillimet e foshnjërisë e që paraqesin një shqetësim të madh për cilësinë dhe gjatësinë e jetës. Megjithatë, shumë njerëz nuk arrijnë këtë çrregullim ta vërejnë herët në jetë, gjë që çon drejt menaxhimit të dobët. Rritja e ndërgjegjësimit për autizmin përmes edukimit të duhur ndihmon për inicim të strategjive më të mira për intervenim dhe për gjithërfshirje të personave me autizëm në shoqëri.
Me rastin e shënimit të kësaj dite, fëmijët me aftësi të kufizuara të Qendrës Këshilluese Edukative zhvilluan disa aktivitete nën përkujdesjen e Edukatoreve Speciale.