21 Marsi, Dita Botërore e Sindromës Daun
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Daun, Shoqata HANDIMAK dhe Klubi i Atletikës STUDENTI, organizuan gara në atletikë. Nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Tetovës garuan në disiplina të ndryshme. Morën pjesë nxënësit me aftësi të kufizuara, nga të cilët janë edhe përfitues të bursave nga Projekti “Bëhu IN, Bëhu Inkluziv, Bëhu i Gjithëpërfshirë” si dhe nxënës me zhvillim tipik të të njejtave shkolla, nën përkujdesjen e arsimtarëve të tyre.
Pjesëmarrësve iu ndanë Çertifikata ndërsa shkollat, nxënësit e të cilave zunë vendet e para në diciplinat përkatëse, fituan kupa.
Mbështetja e vullnetarëve të përkushtuar ndaj këtyre fëmijëve, si dhe çfaqja teatrale e Teatrit “PINOKIO” ia shtuan edhe më tepër vlerën këtij manifestimi.