3 Dhjetor Dita Nderkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të PAK, në Qendrën Këshilluese Edukative të shoqatës Handimak u realizuan aktivitete me qëllim të ndërgjegjësimit dhe gjithpërfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në të gjitha aspektet jetësore.
Po në këtë ditë u promovua edhe këndi inkluziv i lojrave për fëmijët në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Tetovë si një nga aktivitetet në kuadër të Projektit “Bëhu IN, Bëhu INkluziv, Bëhu i gjithëpërfshirë” që financohet nga Unioni Evropian ndërsa realizohet nga Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore Hap pas Hapi – Maqedoni, së bashku me shoqatën Inkluziva dhe Handimak, e që i dedikohet përfshirjes së nxënësve me aftësi të kufizuar në shkolla të rregullta në RMV.