pjesëmarrës në përurim

Përurimi i Kopshtit Senzorik në Ohër

Dje në Ohër u bë hapja e kopshtit senzorik i cili ofron një spektër të gjërë të stimulimit senzorik të nxënësve me aftësi të kufizuara por edhe të të gjithë nxënësve me çka përmirësohet gjithëpërfshirja në shkollë dhe qasja e programeve arsimore deri te të gjithë nxënësit. Dhoma senzorike është bërë në kuadër të Projektit “Bëhu IN, Bëhu INkluziv, Bëhu i gjithëpërfshirë” që financohet nga Unioni Evropian ndërsa realizohet nga Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore Hap pas Hapi – Maqedoni, së bashku me @Инклузива-Inkluziva dhe Handimak -Disability Services Association, e që i dedikohet përfshirjes thelbësore të nxënësve me aftësi të kufizuar në shkolla të rregullta.