2 Prilli Dita Botërore e Autizmit

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.

Qendra Këshilluese Edukative “HANDIMAK” në bashkëpunim me Klubin e Atletikës “STUDENTI”, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për autizmin në shoqëri, zhvilloi aktivitete me nxënësit, mësueset dhe prindërit e tyre.